28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vuletiq: Politikanët në Serbi e dinë se s’ka më njerëz që luftojnë për Kosovën

- Advertisement -

Kryetari i Forumit Civil Demokratik (DGF), Zoran Vuletiç, në një intervistë për gazetën platformën “The Geopost” të dielën, duke u lidhur me deklaratën e avokatit serb, Sead Spahoviç, deklaroi se politikanët në Serbi e kanë të qartë se shteti serb “nuk ka ushtri që do të luftonte për Kosovën” dhe arsye shtesë është “fakti i përhershëm” që “Serbia i humbi të gjitha luftërat e viteve 1990”.

“Unë vetëm do të shtoja se arsyeja shtesë për këtë është sepse është e qartë për të gjithë në Serbi se Serbia i humbi të gjitha luftërat e viteve 1990 dhe veçanërisht për të gjithë politikanët është njëlloj e qartë se Serbia e humbi Kosovën në luftën e vitit 1999 dhe se ky është një fakt i përhershëm”.

“Dhe ne kemi një dyfytyrësi politike në të dyja anët [pushtet dhe opozitë] që gënjejnë dhe manipulojnë popullin serb, në radhë të parë për t’i mbajtur peng, sikurse komunitetin serb në Kosovë, ashtu edhe qytetarët në Serbi”, theksoi ai, duke shtuar se elita politike në Serbi përbëhet kryesiht nga njerëz që përjetuan disfatë politike, ekonomike, ushtarake dhe morale në vitet ’90, transmeton albanianpost.

Ai kritikoi edhe opozitën serbe që “nuk tha asnjë fjalë” për sulmin terrorist vitin e kaluar në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, madje as pas miratimit të Rezolutës në Parlamentin Evropian (PE) që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit