28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vuçiqi në OKB ankohet për dinarin, por i del punë edhe me euron

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, pos që është ankuar se pse dinari nuk lejohet të përdoret më në Kosovë, ai e ka kontestuar edhe ligjshmërinë e përdorimit të euros.

Vuçiqi e ia riktheskuar disa herë që sipas tij kjo masë për ndalimin e dinarit është ndërmarrë paligjshëm.

Madje Vuçiqi tha që euroja nuk është monedhë e ligjshme në Kosovë, porse trajtohet kësisoj nga populli i Kosovës.

“Pamundësia e përdorimit të dinarit në Kosovë është vetëm një nga masat afatgjata sistematike të aplikuara për të sulmuar popullatën serbe”, ka thënë Vuçiqi.

“Duke e imponuar euron atje e që është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe pa koordinim me Këshillin e Sigurimit, vetëm sa për ta kompletuar krijimin e kushteve të padurueshme për serbët dhe dënimin e tyre nga Kosova”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit