6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vuçiq vajton në median zvicerane: “Kompromisin me Kosovën e patëm afër, ata s’deshtën, tash jemi larg”

- Advertisement -

“Një zgjidhje kompromisi ishte afër, por s’u bë”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për median zviceranne “Die Weltwoche” rreth procesit të normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku fajin ia barti palës kosovare për gjoja “mosgatishmëri”.

Situatën e vlerësoi për rëndë-e-më-rëndë në procesin e dialogut, për çka tha se “tash as nuk flasim” por se “Beogradi është gjithmonë i gatshëm të dialogojë”.

“Neve na duhet zgjidhje kompromisi, dhe ishim afër. S’deshtën ata kjo të bëhet. Tash jemi larg zgjidhjes së kompromisit, tashmë as nuk flasim. S’duan ta themelojnë Asociacionin, që e kanë obligim nga Marrëveshje e Parë. Gjendja është e vështirë, por do të bëjmë ç’mos për mbatjen e paqes”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq, tha se për të më e rëndësishmaj është “respekti i ndërsjellë”.

“Nuk mund të ketë zgjidhje të së njërës anë, simbas të cilës shqiptarët fitojnë gjithçka ndërsa serbët humbasin të gjithçka. Në Serbi askush nuk është budalla. E dimë sa e vështirë është gjendja, andaj edhe ngulim këmbë në kompromis”, ka thënë Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit