28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kryeministrja daneze flet pasi e sulmuan: Jam e tronditur…

- Advertisement -

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është deklaruar për media pas sulmit ndaj saj.

Përmes një mesazhi në Instagram, Frederiksen tha se është mirë dhe falënderoi njerëzit për mbështetjen dhe mesazhet, shkruan Klanksova.tv

“Jam e pikëlluar dhe e tronditur nga ngjarja e djeshme, por jam mirë. Kisha nevojë për “paqe dhe qetësi” dhe për të qenë me familjen time.

Zonja Frederiksen, 46 vjeçe, është udhëheqëse e Social Demokratëve të Danimarkës, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të Danimarkës.

Ajo u bë kryeministre në vitin 2019 pasi mori drejtimin e partisë së qendrës së majtë katër vjet më parë. Kjo e bëri atë kryeministren më të re në historinë daneze.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit