15 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Vuçiq thotë se Perëndimi do që ne të heqim dorë nga dinari në Kosovë

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se nuk ka marrëveshje për dinarin në Kosovë, sepse nga Serbia po kërkohet që të heqë valutën e saj “në territorin e saj”.

Për dialogun e ardhshëm në Bruksel Vuçiq, paraprakisht ka thënë se nuk ka asnjë pritje.

Ajo çfarë kam thënë është diçka me pasoja të mëdha dhe për këtë do të flas më hollësisht të premten. Nuk ka marrëveshje për çështjen e dinarit, ata po kërkojnë që ne të pajtohemi që të heqim valutën tonë në territorin tonë. Ne këtë nuk duam”, ka thënë Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me marrëveshjen e Brukselit dhe ekzistimin e ndonjë progresi sa i përket statusit të dinarit në Kosovë.

Vuçiq ka thënë se evropianët mund ta bëjnë këtë me forcë, së bashku me Kosovën, por se Serbia “do të gjejë një mënyrë” për t’i dhënë para popullit të saj.

“Nuk ka problem, ne do të luftojmë, njerëzit tanë do të luftojnë, por ju nuk do të mund të thoni se me këtë jemi pajtuar”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kjo ndryshon të gjithë lojën në të ardhmen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit