19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Vuçiq: Të gjithë ndërmjetësuesit, përfshirë edhe amerikanët janë kundër veprimeve të Kurtit

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur pas Samitit BE – Ballkani Perëndimor, ka thënë se gjithë ndërmjetësit ndërkombëtarë janë kundër “veprimeve të njëanshme të regjimit të Kurtit”.

Vuçiq është pyetur për çështjen e dinarit, ai ka thënë se “Serbia gjithmonë është e gatshme të bisedojë”.

“Keni dëgjuar gjithë ndërmjetësuesit tanë, të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë përfshirë njerëz nga SHBA-ja dhe jo vetëm nga Bashkimi Evropian, që janë kundër veprimeve të njëanshme të bërë nga regjimi i Kurtit në Prishtinë. Asnjë nuk e kupton pse po e bëjnë këtë. Të thonë se u bë nga Banka Qendrore është një lloj mendjemadhësie hipokritike që nuk i beson askush. Shpresoj të veprojnë në mënyrë më të arsyeshme në të ardhmen. Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm të flasim për gjithçka, për çdo çështje. Kemi dërguar delegacionin me kryenegociator në Bruksel për të biseduar, por pala tjetër nuk erdhi. Shpresoj të gjejmë mënyra për ta zgjidhur. Përndryshe do të bëjë probleme të mëdha, për serbët që jetojnë në Kosovë e M”, tha Vuçiq, kur u pyet për rregulloren e re të BQK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit