28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vuçiq takohet me ambasadorin Hill, i flet për serbët e Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, dhe i ka thënë se Serbia po bën të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare.

“E ritheksova qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare. Gjithashtu konfirmuam vendosmërinë tonë reciproke për të vazhduar përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve serbo-amerikane”, ka thënë Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Ai vlerësoi se biseda me ambasadoren Hill ishte kuptimplotë dhe e hapur.

“Një bisedë kuptimplotë dhe e hapur me ambasadorin Christopher Hill për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, situatën në rajon, ngjarjet aktuale gjeopolitike dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, tha Vuçiq.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit