10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Vuçiq: Mbi 60 për qind i thanë “po” referendumit

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se referendum për ndryshime kushtetuese ka kaluar.

Sipas Vuçiq, 60.40 përqind e qytetarëve kanë votuar “pro” ndryshimeve, ndërsa 39.52 përqind e qytetarëve pjesëmarrës në votime i kanë thënë “jo” këtyre ndryshimeve kushtetuese.

Vuçiq theksoi se pothuajse askund nuk ka pasur probleme dhe tha se njerëz nga parti të ndryshme kanë bashkëpunuar.

Ai ka thënë se Serbia ka dërguar një imazh të mirë në botë.

“Unë mendoj se kemi bërë një gjë të mirë për vendin tonë”, tha Vuçiq.

Në Serbi të dielën, më 16 janar, është mbajtur referendumi për ndryshimin e Kushtetutës, aktit më të lartë ligjor të shtetit. Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Qendrat e votimit për referendum në Serbi janë mbyllur në ora 20:00, ku të drejtë vote kishin 6 milionë e 510 mijë e 323 qytetarë, ndërsa nuk ka pasur një prag të pjesëmarrjes si kusht që referendumi të ketë sukses.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit