Parlamenti i Serbisë e ka vazhduar për ditën e dytë në Kuvendin e saj diskutimin për Kosovën.
Gjatë diskutimeve presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se është krenar që ka qenë i sanksionuar nga vendet perëndimore gjatë viteve 1999 sepse ishte i lumtur që ishte “kundër atyre që bënë agresion ndaj Serbisë”.
Ndryshe të enjten në Kuvendin e Serbisë, ka pasur protesta nga partitë opozitare madje edhe është tentuar të sulmohet fizikisht presidenti Aleksandër Vuçiq, duke e akuzuar atë se po lëshon pe ndaj Kosovës.