11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

“Vuçiq ik”, protestë masive e serbëve në Beograd

- Advertisement -

Dhjetëra mijëra qytetarë serbë janë mbledhur sot para Kuvendit të Serbisë në protestën e radhës “Serbia kundër dhunës”.

Kjo është protesta e pesta me radhë pas tragjedive në shkollën fillore të Beogradit dhe dy fshatra afër Mlladenovcit, ku mbetën të vdekur 18 persona.

Në protestën e zhvilluar para Kuvendit të Serbisë u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe me shkrimin “Vuçiq ik”. Gjithashtu disa protestues mbanin në duar edhe fotografinë e politikanit të ndjerë nga Kosova, serbit Oliver Ivanoviq, i cili u vra vite më parë në Mitrovicë.

Kërkesat e pjesëmarrësve në protestë janë shkarkimi i ministres së Punëve të Brendshme, Bratislava Gashiq, dhe kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin.

Gjithashtu, kërkohet zëvendësimi i drejtuesve të RTS-së, të gjithë anëtarëve të Këshillit të Organit Rregullator të Mediave Elektronike (REM), anulimi i programeve dhe emisioneve reality që nxisin imoralitetin dhe dhunën në televizionet me frekuenca kombëtare, ndalimi i media e shkruar, përmbajtja e të cilave promovon dhunën, agresionin dhe shkel kodin gazetaresk.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit