17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Vuçiq i reagon Sveçlës: Vetëm mund të ëndërrojë për një ambasadë të Serbisë në Prishtinë

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, vetëm mund të ëndërrojë për një ambasadë serbe në Prishtinë.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi që dje, Sveçla tha se simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada e saj në vendin tonë. Kjo pasi që u larguan disa pankarta ilegale në Zveçan.

“Këto janë ëndrra të këqija, zakonisht ankthe”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Tutje ai ka vazhduar me propagandat e tij të lodhëta se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Mund t’i them atij se Kosova, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Kushtetutën e Serbisë, është pjesë e territorit tonë. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, tha Vuçiq në Vranjë, shkruan Danas.

“Do të bëjmë çmos që të ruajmë paqen nga tipat e papërgjegjshëm si kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrat e tij”, shtoi serbi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit