-0.4 C
New York
Thursday, February 29, 2024

Buy now

GjND-ja me shumicë votash e urdhëron Izraelin që ta parandalojë gjenocidin në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka urdhëruar Izraelin që t’i ndërmarrë të gjitha masat brenda mundësisë së këtij shteti që t’i parandalojë veprimet brenda përkufizimeve që përbëjnë gjenocid.

Gjykatësja Joan Donoghue shtoi se Izraeli duhet të sigurohet “me efekt të menjëhershëm” që forcat e tij të mos kryejnë asnjë akt që përfshihet në Konventën Kundër Gjenocidit, raporton gazeta “The Guardian”.

Sipas urdhrit, Izraeli gjithashtu duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për ta përmirësuar situtatën humanitare në Gaza.

Në vendim u tha se Izraeli duhet ta sigurojë ruajtjen e dëshmive të gjenocidit të pretenduar. Gjykatësja Donoghue e urdhëroi Izraelin që të raportojnë në gjykatë brenda një muaji.

Votat e gjykatësve

15 gjykatës votuan “për” urdhrin që Izraeli t’i ndërmarrë të gjitha masat nën fuqinë e tij që të ndalë gjithçka që ndërlidhet me gjenocid në Gaza. Vetëm dy gjykatës votuan kundër.

16 gjykatës votuan “për” urdhrin që Izraeli duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat nën fuqinë e tij që t’i parandalojë dhe t’i ndëshkojë personat e përfshirë në nxitje të gjenocidit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës. Vetëm një votoi kundër.

Me 16 vota “për” e vetëm një “kundër”, Gjykata tha se Izraeli duhet të ndërmarrë masa “të menjëhershme e efektive” që ta sigurojë ofrimin e ndihmave humanitare të nevojitura urgjentisht e shërbimeve themelore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit