Presidenti i Serbisë Alkeksander Vuçiq ka nisur fjalimin e tij në OKB, duke përmendur ndalimin e dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo seancë u thirrë sepse veprimet, siç thotë ai të Prishtinës mund të shkaktojnë dëm të pariparueshëm.
“Situata në Kosovë është absolutisht në kundërshtim me rezolutën 1244.
Një situatë e tillë në mungesë të reagimit të duhur mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm për mbijetesën e popullit serb.
Serbia ka kërkuar këtë seancë të jashtëzakonshme, sepse ngjarjet e Prishtinës mund të shkaktojnë dëm të pariparueshëm.
Rasti direkt është lëvizja e re e të ashtuquajturës Bankë Qendrore e Kosovës për ndalimin e dinarit serb
Vendimi për ndalimin e pagesave me dinar, regjimi i Prishtinës drejtdpërdrejt u pamundëson serbëve që të kenë arsim, të blejnë ilace e të bëjnë gjithcka që llogaritet humanitet.” – ka thënë ai.
Vuçiq aktualisht është duke vazhduar fjalimin e tij, aty ku përball ka Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.