Home Lajme Vrau shqiptarin që po i prishte shtëpinë me ekskavator, gjykata lë të lirë italianin

Vrau shqiptarin që po i prishte shtëpinë me ekskavator, gjykata lë të lirë italianin

0
Vrau shqiptarin që po i prishte shtëpinë me ekskavator, gjykata lë të lirë italianin

Gjykata e Arezzo-s ka lënë të lirë Sandro Mugnai, i cili qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij shqiptar, Gëzim Dodoli mbrëmjen e 5 janarit.

Kujtojmë se shqiptari u vra teksa po prishte me ekskavator shtëpinë e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjykatësi nuk ka dhënë masë sigurie ndaj 53 vjeçarit duke argumentuar se nuk ka rrezik arratisje apo përsëritje të krimit.

Ndërkohë mësohet se italiani është shprehur para gjykatësit se mbrojti familjen e tij që ishte në rrezik për jetën nga shembja e mundshme e çatisë së shtëpisë.

Mbrëmjen e 5 janarit, italiani mori pushkën e gjuetisë që mbante dhe qëlloi në drejtim të Dodolit i cili ndodhej në kabinën e mjetit me kovën që çante murin e banesës.

Exit mobile version