14.6 C
New York
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

Vrasjet e grave, Haxhiu përmend rishikimin e Kodit penal dhe të Procedurës penale

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet për të parandaluar vrasjet e grave në Kosovë.

Duke përmendur vrasjen e grave në Ferizaj e Pejë, Haxhiu e sheh të domosdoshme rishikimin e Kodit penal dhe Procedurës penale.

Ministrja Haxhiu, ka thënë se databazën që e posedon dikasteri i saj, çdo muaj raportohen mbi 200 raste të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Angazhim, ka kërkuar edhe nga niveli lokal.

“Ditët që lamë pas të gjithë përjetuam pikëllim qe solli  dy ngjarjet e renda në Kosovës. Kosova që prej çlirimit të saj ka 99 gra të vrara nga këto 64 gra janë të vrara. Bazuar në databazën e MD-së kemi mbi 200 raste që raportohen çdo muaj për dhunë ndaj grave dhe në familje. Kërkohet angazhimi më i madh i institucioneve. Këtu përfshihet edhe domosdoshmëri e nivelit komunal”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit