6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vrasja e policit në Serbi, në vendin e ngjarjes gjendet pasaporta e një kosovari

- Advertisement -

Të shtëna me armë ka pasur ndaj oficerëve të policisë në Serbi. Një polic është vrarë, një tjetër është plagosur rëndë, ka konfirmuar ministri serb, Ivica Daçiq.

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë, rreth orës 00:55 në Loznicë.

Gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipnicki Sor, policët kanë ndaluar një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona.

Gjatë daljes nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur një nga policët në gjoks, ndërsa tjetrin në shpatull.

Sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes raportojnë mediat në Serbi, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka publikuar një fotografi të të dyshuarit për sulmin ndaj policëve në Loznicë. Siç po raportohet në mediat në Serbi, në vendin e ngjarjes policia ka gjetur pasaportën e të dyshuarit për sulmin.

Është pasaportë e Kosovës në emër të A.H., 33 vjeçar. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një letërnjoftim i Gjermanisë.

“Forca të forta policore janë në kërkim intensiv të sulmuesit”, thonë nga MPB-ja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit