16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Vrasja e gruas në Pejë, Haxhiu thirr takim

- Advertisement -

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka arritur te objekti i Ministrisë së Drejtësisë për takimin e thirrur nga Ministrja Albulena Haxhiu, pas dy vrasjeve të fundit të grave, raporton Express.

Përveç Hoxhës e Sveçlës, në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit.

Ndryshe, një vrasje ka ndodhur sot në mëngjes në Pejë, ku Gjyljeta Ukelli dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti.

Rastin e vrasjes së sotme për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Kryeprokurori dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi.

Një grua është vrarë edhe të premten, në Ferizaj. I dyshuar për vrasjen e saj është ish-bashkëshorti i saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit