24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Vrasja e Faton Hajrizit, Berisha e ashpër me Besnik Bislimin: Po e rrezikon edhe sigurinë kombëtare

- Advertisement -

Opinionistja Kimete Berisha e ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili dje e ka komentuar vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi.

Duke e komentuar intervistën e Bislimit për KTV-në, ajo ka thënë se i dyti i Qeverisë Kurti merrej me konspiracione.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë Bislimi po e rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës.

Besnik Bislimi merret me konspiracione e shprehet i habitur se pse F.H. ka ikur kah Serbia e jo kah Shqipëria! Çfarë dilema zyrtare janë këto! Besnik Bislimi tha se ‘Serbia është vend i sigurt për kriminelë, prandaj F.H. ka ikur kah Serbia’ (e jo kah Shqipëria siç do të preferonte ky), dhe pastaj bie në kundërthënie me vetveten se ai u vra në Serbi. Përveç turpit, Besnil Bislimi po e rrezikon edhe sigurinë kombëtare, sepse po tregon se nuk dinë gjë, e as nuk kanë gjë në dorë!”, ka shkruar ajo, duke vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

Pasi që ai ka qenë kriminel, pse e keni vendosur në burg të hapur! Pse nuk i bëhej vonë këtij, dhe pse nuk u mundua kush ta kërkoj të burgosurin që iku nga burgu ndër sytë e kamerave, me leje!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit