-1.4 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

​Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

Erzen Zyberaj, një atlet amator nga Kosova, ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm në këmbë nga Prishtina deri në Tiranë.

Kjo për të shënuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke u bërë kështu pjesë e festimeve me një mënyrë krejt të veçantë

Gjatë vrapimit 260 kilometërsh, ai u përball me sfida të ndryshme, veçanërisht ato të motit të ftohtë.

Triumfi i tij u kurorëzua pas mbërritjes në Tiranë, ku Zyberaj u shpërblye nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili e nderoi me një medalje në njohje të arritjes së tij.

“Kjo ishte një përvojë unike dhe e mbushur me emocione. Të vraposh nga Prishtina në Tiranë dhe të jesh pjesë e festimeve të Pavarësisë ka një rëndësi të veçantë për mua,” u shpreh Zyberaj, i emocionuar nga pritja dhe mirënjohja që iu treguan.

Akti i tij i guximshëm u bë frymëzim për shumë njerëz dhe në një farë mënyre simbolizoi lidhjen e ngushtë dhe vëllazërore midis dy kryeqyteteve dhe njerëzve të tyre.

Zyberaj njoftoi nisjen e tij nga Prishtina një ditë më parë dhe arriti në Tiranë në një kohë rekord, pikërisht në ditën e festimeve kombëtare, ku festa u pasurua edhe me paradën e diasporës shqiptare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit