Shkruan: Aurora Pirraku Nika
Një votë e juaja ndryshon të ardhmen, dhe është e rëndësishme të jeni të angazhuar në këtë proces. Çdo zë ka rëndësi, dhe çdo votë mund të përcaktojë drejtimin që do të marrë vendi ynë. Prandaj, dilni e voto!
Ju uroj suksese të përzemërta në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha partive më 09 shkurt, një datë e rëndësishme për Kosovën.
Ju uroj që çdo përpjekje të jetë e suksesshme, sepse TI je zemra e Kosovës.
Historia jonë është e mbushur me momente të rëndësishme që kanë formësuar identitetin tonë kombëtar.
Ibrahim Rugova ishte një lider vizionar i cili mori hapat e nevojshme kur Kosova kishte më shumë se kurrë nevojë për udhëheqje të fortë.
Ai tregoi guxim dhe përkushtim në kohëra sfiduese, duke na udhëhequr drejt një të ardhmeje më të ndritur.
Në Drenicë, Bedri Nika, si lider i LDK-së, ishte një figurë kyçe për popullin tonë, kur kishte nevojë për një lider guximtar dhe të vendosur.
E dimë se të ecësh me frym en e LDK-së e kemi nje Kosove ndryshe.
E dimë se të ecësh me frymën e LDK-së në Drenicë ka qenë një sfidë, por ka ndihmuar në formimin e identitetit tonë si shqiptarë.
Nuk mund të harrojmë gjithashtu kontributin e UÇK-së dhe liderëve si Hashim Thaçi, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në luftën për liri. Ata, së bashku me shumë liderë të tjerë, na kanë udhëhequr në momentet më të vështira dhe na kanë treguar se si të jemi të fortë dhe të bashkuar. Ne jemi shqiptarë dhe ilirë, dhe kjo na bën të fortë.
Përmes respektit dhe kujtimit të liderëve tanë, ju urojmë sukses në të gjitha përpjekjet tuaja në Kosovë. Ne, që jetojmë jashtë, kemi arsye për të qenë krenarë për identitetin tonë dhe për arritjet tona. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë dhe ruajmë vendin tonë, duke mbajtur gjithmonë në mendje ata që na udhëhoqën në momentet e vështira.
Le të presim me shpresë dhe besim udhëheqësit tanë të ardhshëm, që do të vazhdojnë këtë trashëgimi dhe do të na drejtojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për gjithë shqiptarët.
Në fund, ju përshëndes nga Suedia, ku jam anëtare e partisë Moderaterna. Kam pozita të ndryshme politike që nga viti 2004 dhe pres të jem përsëri në listat për parlament dhe regjion.