Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

- Advertisement -

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën e ardhshme do të nisë një turne në Ballkan.

Ndalesën e parë do të bëjë në Shqipëri, për takime me presidentin Bajram Begaj e më pas edhe me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa, menjëherë të nesërmen (të enjten), shefja e KE-së do të qëndrojë në Kosovë.

Sipas agjendës, Von der Leyen do të takohet me U.D. presidenten Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Se cilat do të jenë temat e diskutimit, nuk është bërë e qartë.

Turneun ajo do ta vazhdojë më pas në Mal të Zi, dhe do ta përmbyllë në Maqedoni të Veriut.

Kjo u bë e qartë përmes zëdhënësit të KE-së, Olof Gill, në raportimin ditor për media.

Von der Leyen kësaj radhe do të anashkalojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën për shkak të, siç është thënë, “zgjedhjeve të ardhshme” që do mbahen në këto dy vende

 

Të ngjashme

Të fundit