8.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Von der Leyen: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut; është e vetmja rrugë

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një konferencë për media nga Shqipëria, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se Marrëveshja e Ohrit është themeli për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është shumë e rëndësishme si Kosova ashtu edhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit, bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu i BE-së”, ka thënë Vone der Leyen.

Kurse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është pyetur rreth samitit të nesërm ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

“Procesi i Berlinit nxit vendet për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por në programin e Samitit të përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Pra hapësira për një diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që siç e tha presidentja lidhur me çështjen konkrete, janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit