15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Von der Leyen: BE do t’i japë fund procedurave ndaj Polonisë për shkeljen e sundimit të ligjit

- Advertisement -

Komisioni i Bashkimit Europian nuk beson më se ekziston rrezik për sundimin e ligjit në Poloni, tha sot Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ajo theksoi se për shkak të kësaj, BE-ja do t’i japë fund procedurave kundër vendit në lidhje me sundimin e ligjit, që kanë nisur më shumë se gjashtë vjet më parë.

“Sot shënojmë hapjen e një  kapitulli të ri për Poloninë”, shkroi Von der Leyen në platformën X.

“Sot, Komisioni Europian ka finalizuar analizën e tij mbi situatën e sundimit të ligjit në Poloni sipas nenit 7(1).

Komisioni konsideron se nuk ekziston më një rrezik i qartë i një shkeljeje serioze të sundimit të ligjit në Poloni sipas kuptimit të nenit 7(1) të Traktatit për Bashkimin Europian”, thuhet në një deklaratë të Komisionit.

“Polonia ka nisur një sërë masash legjislative dhe jo legjislative për të adresuar shqetësimet për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, ka njohur përparësinë e ligjit të BE-së dhe është e angazhuar për të zbatuar të gjithë vendimet e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në lidhje me sundimin e ligjit, duke përfshirë pavarësinë e gjyqësorit,” shtoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit