Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas “shantazhit” të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, i cili tha se nëse Kosova pranohet në Këshill të Evropës, faktikisht do të thotë përjashtim i Serbisë.
Von Cramon ka vlerësuar se Serbia nuk do të largohet.
“Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar von Cramon në “X”.