11.3 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Nga largim në rinovim, Kroos kërkon të qëndrojë te “Galaktikët”

- Advertisement -

“Mendoj se viti 2023 mund të jetë viti i duhur për pensionin tim. Do të jem 33 vjeç, do të vendos nëse do të rinovoj për një apo dy vjet, është një mundësi. Por patjetër do të tërhiqem me fanellën e Real Madrid, 100% e sigurt”,- kështu deklaronte në nisje të vitit 2023, “arkitekti” gjerman i mesfushës, Toni Kroos, i cili kishte si qëllim që ta mbyllte me futbollin e luajtur verën e shkuar.

Megjithatë e ardhmja e tij rezultoi krejt ndryshe, me mesfushorin gjerman që vazhdon të luajë me fanellën e Real Madrid, si dhe vetëm pak javë më parë njoftoi edhe rithikimin e madh në Kombëtaren gjermane, në kuadër të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, i cili do të zhvillohet në Gjermaninë e tij të dashur, por jo vetëm kaq.

Gjatë një konference për shtyp, nga grumbullimi me Kombëtaren, ish-kampioni i botës, me “Pancerat”, në vitin 2014 ka deklaruar se dëshiron që të zgjasë edhe më shumë rrugëtimin e tij si futbollist dhe për këtë arsye dëshiron që të rinovojë kontratën me “Galaktikët”, 14 herë fitues të UEFA Champions League.

“Nuk ka asnjë problem me klubin. Do të shohim, do të flasim më shumë, do ta diskutojmë. Jemi ende në fazën e vendimmarrjes. Unë kam qenë te Real Madrid për një kohë të gjatë, nuk mund të ketë asnjë problem mes nesh, të dyja palët janë shumë të qetë. Sezoni po shkon mirë. Ne do të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë”,- u shpreh “veterani” i mesfushës

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit