17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Von Cramon: Është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës

- Advertisement -

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon vlerëson se raporti i fundit i KE-së për Kosovën thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në #Dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, si dhe reformat e mëtejshme të #Sundimit të Ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe për rrugën e Kosovës në BE”, ka shkruar ajo, transmeton lajmi.net.

Europarlamentarja gjermane po ashtu ka kërkuar që të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës!”, ka shkruar Von Cramon në “X”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit