Vlora Çitaku ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është propozuar për ushtruese të detyrës së kryetares së kësaj partie.

Burime të Vox Kosova bëjnë të ditur se Çitaku është e vetmja e propozuar nga PDK-ja për ta ushtruar këtë pozitë.

Kjo pasi Bedri Hamza njoftoi gjatë ditës së sotme Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë.

Çitaku pritet ta ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së.

Të ngjashme

Të fundit