Vlora Çitaku: Albin Kurti e sheh veten si president, kryeministër, ministër, kryeprokuror e gjithçka

- Advertisement -

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar konferencën e mbrëmshme të Albin Kurtit nga Presidenca.

Çitaku ka thënë se ajo konferencë, ishte shfaqje e turpshme.

Postimi i plotë:

Reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurti të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur Presidentin në stil “karate” dhe për ta permbysur rendin kushtetues.

Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi. Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit.

Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur.

Jo Kryeministri dhe as kandidatja e shumicës.

Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër.

Një shfaqje e turpshme.

Të ngjashme

Të fundit