21.7 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Vllasi: Vuçiqin po e tolerojnë që të mos shkojë nga ana e Rusisë

- Advertisement -

Ish-politikani, Azem Vllasi, thotë se shtetet perëndimore po e tolerojnë presidentin serb, Aleksander Vuçiqin, kjo për arsye që ai të mos shkojë nga ana e Rusisë.

“Si duket goxha po ndryshojnë në kuptim që bëhen më të ashpra, Vuçiqit po i thonë boll më po të tolerojmë. E po e tolerojnë Vuçiqin – ai po e keqpërdor atë lloj tolerimi nga shtetet Perëndimore. Po e tolerojnë që të mos shkon edhe më tepër, mos ta dërgojë Serbinë në prehër të Rusisë”, tha ai.

“Përmes Vuçiqit megjithatë perëndimorët deri diku e kontrollojnë Serbinë. sepse nëse bëhet ndonjë gjendje kaotike në Serbi, nuk është e përjashtuar që dalin forcat në Serbi të cilat e ftojnë Rusinë për të vendosur rend dhe qetësi në Serbi – gjë që do të ishte shumë keq për regjion dhe Evropë”, u shpeh tutje avokati, në Info Magazine.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit