15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Vllasi: Përbërja e re e Qeverisë serbe është si e vjetra, por më proruse

- Advertisement -

Juristi dhe ish-politikani, Azem Vllasi, për përbërjen e qeverisë së re në Serbi në krye me Millosh Vuçeviqin, ish-ministrin e Mbrojtës, ka thënë se kjo qeveri është e njëjta me atë që ka qenë më parë, por ndoshta më pro-ruse.

“Përbërja e re e qeverisë është si e vjetra, ndoshta edhe pak më pro-ruse, Aleksandër Vulini, nënkryetar i Qeverisë, njeriu i dytë që është lidhja e drejtpërdrejtë me Rusinë dhe eksponent i Rusisë në Serbi, ai dhe një tjetër janë të dy në listën e zezë amerikane,” ka thënë Vllasi në “Five” në RTV Dukagjini.

Sipas Vllasit, presidenti serb mundohet të mbajë raporte të mira me amerikanët.

“Daçiqi i cili po ashtu është në lidhjen ruse, ministër i Brendshëm, me këtë ministrin e Jashtëm, Gjuriqin, Vuçiqi mundohet me i mbajt raportet korrekte me amerikanët, por kjo qeveri është kontinuitet i asaj më parë dhe thjesht është një servis i Vuçiqit dhe jo qeveri me integritet,” tha Vllasi.

“Unë e vërejta që Vuçeviq tha qëllimi strategjik[i Serbisë] është synimi kah integrimet evropiane, ndërsa qëllim kryesor është ruajtja e pavarësisë së Serbisë, por nëse synon në Unionin Evropian atëherë atje janë disa rregulla që duhet të përfillen. Asgjë të re me qeverinë e re, nuk ka shkëputje nga miqësia vëllazërore me Rusinë.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit