20 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Vllasi: Kurti s’e paramendon qeverisjen në koalicion

- Advertisement -

Analisti, Azem Vllasi ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk mund ta paramendoj qeverisjen në koalicion me dikë.

Sipas tij për Kurtin pushteti i mirëfilltë është ai si gjatë katër viteve të kaluara, qeverisja vetëm.

Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka shtuar se kjo mendësi e Kurtit është problemi kryesor.

“Albin Kurti nuk  mund ta paramendoj një pushtet, një qeveri të koalicionit, nuk mund ta paramendoj pushtetin e ndarë. Qeveria e koalicionit nënkupton një mënyrë, një pushtet të ndarë me kompromise, me ndarje të pozicioneve të ministrave e të tjera e ky e paramendon pushtetin e mirëfilltë vetëm siç ishte në këto katër vite do të thotë vetëm dhe këtu është problemi kryesor”, është shprehur ai.

Të ngjashme

Të fundit