16.7 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Shalqiri ndihmon në uljen e presionit të gjakut

- Advertisement -

Studimet kanë treguar se konsumimi i përditshëm i shalqirit mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe uljen e tensionit.

Kjo falë përmbajtjes së lartë të aminoacidit citrulinë. Citrulina është përbërës natyral që ndihmon trupin të prodhojë oksid nitrik – një gaz që relakson dhe zgjeron enët e gjakut, duke lehtësuar kështu rrjedhjen e gjakut dhe duke ulur presionin arterial.

Në këtë mënyrë, shalqiri nuk është vetëm një frut freskues veror, por edhe aleat i vlefshëm për shëndetin kardiovaskular.

Studiuesit analizuan efektin e konsumimit të përditshëm të shalqirit te persona me hipertension të lehtë dhe zbuluan përmirësim të dukshëm në parametrat e presionit të gjakut pas vetëm katër javësh.

Ky rezultat e vendos shalqirin në listën e ushqimeve funksionale që mund të përdoren si pjesë e një diete të shëndetshme për zemrën.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se konsumimi i shalqirit duhet të jetë i balancuar dhe të shoqërohet me një stil jetese aktive dhe ushqim të shëndetshëm.

Për personat me diabet, rekomandohet kujdes në sasinë e konsumuar për shkak të përmbajtjes së sheqerit natyral në këtë frut.

Të ngjashme

Të fundit