10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vlerat ushqyese të farave të lulediellit

- Advertisement -

Farat e lulediellit pëlqehen nga shumë persona dhe ato përmbajnë shumë vlera ushqyese. Dietologët rekomandojnë që ato të konsumohen rregullisht, shkruan India.com.

Farat e lulediellit, përmbajnë proteinë, yndyra të shëndetshme, vitamina e minerale.
Ato kanë një aminoacid që quhet tryptophan, i cili ndihmon për gjumë më të mirë pasi ka efekt qetësues.

Këto fara janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë tretjen më të mirë të ushqimit.

Farat e lulediellit përmbajnë antioksidant të fuqishëm dhe substanca të tjera që kanë efekte antiiflamatore, gjë që mund të parandalojë infeksionet e ndryshme.

Yndyrat e shëndetshme që gjenden në këto fara, ndihmojnë shëndetin e mirë të zemrës.

Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë E si dhe magnez, të cilat mbrojnë trurin.

Magnezi e fibrat që gjenden në këto fara rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak duke mbrojtur organizmin nga sëmundja e diabetit të tipit 2.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit