23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Aktori i njohur zbulon se djali i tij është diagnostifikuar me autizëm

- Advertisement -

Nick Cannon ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka zbuluar diagnozën kryesore të djalit të tij Zilion. Cannon and De La Rosa e zbuluan lajmin të martën në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, duke rrëfyer se 2-vjeçari është diagnostikuar pak kohë më parë.

“Djali ynë i bukur e sheh jetën në 4D dhe kjo na mëson diçka të re çdo ditë! Dashuria e tij, fuqia dhe zgjuarsia ndriçon çdo dhomë ku ai hyn. Jemi të bekuar që Zoti e vendosi këtë shpirt të bukur nën kujdesin tonë dhe duam të themi se e pranojmë sfidën me gjithë shpirt”, shkruajnë ata.

Cannon and De La Rosa shtuan gjithashtu se vendosën ta ndanin këtë lajm pikërisht në ditën dedikuar autizmit për të shtuar vëmendjen dhe kujdesin ndaj personave që i përkasin spektrit autik.

Le të krijojmë një botë më të mirë mirëkuptimi dhe dashurie”, e mbyllën fjalën ata, në video e postuar ku shfaqen të tre fëmijët.

Babai i 12 fëmijëve ka binjakë, Zilion dhe Zion, si dhe vajzën, Beautiful, me Abby De La Rosa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit