Dita e finales së madhe në Spanjë erdhi, por vigjilja ishte e trazuar tej mase. Reali i Madridit bojkotoi ditën e djeshme të gjitha aktivitet që ishin në protokoll në prag të një takimi si ky. Florentino Perez nuk u paraqit në drakën me homologët e tij të Barcelonës dhe arbitrat. Ançeloti dhe një lojtar nuk dhanë konferencën e zakonshme për shtyp ndërsa lojtarët nuk kryen stërvitjen e sakonshme që bëhet një ditë përpara në fushën ku do të luhet ndeshja. Madje në orët e vona të ditës së premte klubi i Realit me dy njoftime për shtyp në fillim la të kuptohej se do të braktiste edhe ndeshjen, por në një moment të dhytë tha se “vlerat e futbollit të dalin në pah” duke bërë me dije se ndeshja do të luhej.
E gjithë kjo histori ka zanafillën në praktikën e ndjekur nga Reali gjatë këtij sezoni kur në kanalin e tij televiziv ka ekspozuar të gjitha gabimet e bëra nga arbitrat. Një vendim i tillë nga ana e Realit u kritikua dje ashpër nga arbitrat e finales së Kupës së Mbretit, të cilët kërcënuan duke dërguar çështjen para një gjyqtari. Kaq mjaftoi që klubi të kërkonte zëvendësimin e tyre duke kërcënuar me bojkot.
Por nëse Reali i Madridit nuk do të prezantohej sot në finalen e madhe atëherë do të humbte ndeshjen në tavolinë 3-0. Barcelona nuk do të shpallej kampione e Kupës. Sipas regullores ekipi i Flik do të luante një tjetër finale me skuadrën që kishte mundur Reali në gjysmëfinale, Res Sociedad.
Një tjetër pasojë e bojkotit të ndeshjes së sotme për Realin do të ishin edhe humbjet e mëdha financiare. Reali rezikonte një gjobë nga 3000€-12.000 €. Gjithashtu ekipi në fjalë do të përjashtohej nga pjesëmarrja në kompeticion sezonin e ardhshëm. Reali mund të paditej dhe do të ishte i detyruar që të dëmshpërblente ekonomikisht edhe palët e treta, të cilat në këtë finale janë Bashkia e Sevijës, Barcelona dhe Federata Spanjolle e Futbollit. Klubi mund të paditej edhe nga vetë sponsorët e tij nëse do të vendoste që të mos paraqitej në një takim si ky.