8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Vlerat e çmuara shëndetësore nga konsumimi i hurmave të Arabisë

- Advertisement -

Hurma e Arabisë konsiderohet si minierë vitaminash, për shkak se përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.

Ja disa nga përfitimet kryesore

1. Përmirësimi i aparatit digestiv
Hurmat e Arabisë përmbajnë një sërë fibrash të tretshme, thelbësore për shëndetin e aparatit tretës. Kaliumi i këtij fruti jo vetëm që mund të lehtësojë simptomat e diarresë apo zorrës së irrituar, por gjithashtu forcon bakteret e mira në stomak!

Shënim: Ushqimet kafe gjithmonë janë të mira për tretjen.

 

2. Trajton dhe parandalon aneminë
Anemia është një problem i zakonshëm që prek 1 në 10 gra ! Për të luftuar këtë sëmundje, konsumoni 3 humra Arabie në ditë sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit!

3. Shëndeti i kockave, gjakut dhe sistemit imunitar
Ky frut i ëmbël përmban magnez, mangan, dhe selen. Një dietë e pasura me selen është e njohur për të parandaluar kancerin. Këto minerale janë gjithashtu të nevojshme për mbajtjen e kockave të shëndetshme dhe rritjen e imunitetit.

4. Burim energjie

Hurmat janë të mbushura me sheqerna natyrale. Këta ëmbëlsues natyral përfshijnë fruktozën, sakarozën dhe glukozën. Nëse ndiheni të lodhur e pa energji, mjafton të konsumoni disa hurma të vogla e brenda pak minutave, sheqeri që do të kalojë në gjak do të shndërrohet në energji për qelizat tuaja.

5. Shëndeti i zemrës
Kaliumi redukton rrezikun e goditjeve në zemër dhe duke qenë se gjendet me shumicë tek këto fruta duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Hurmat e Arabisë ulin gjithashtu kolesterolin e keq LDL i cili ndërtohet mbi muret e enëve të gjakut duke shkaktuar bllokim të tyre.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit