Vjosa Osmani: Unë e ngrita flamurin e Kosovës në forume botërore, ata as në forumet e tyre të brendshme

- Advertisement -

Kandidatja për Presidente nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se u konsiderua si pengesë, edhe për faktin se partneriteti me ShBA-në, u bë më i fortë se kurrë.

Ajo, thumboi VV-në edhe duke thënë se ajo si president arriti ta ngreh flamurin e Kosovës në forume botërore, ndërsa ata as në forume të tyre të brendshme

Ka nga ata që e quajnë veten të pazavendësueshëm pikërisht duke e mbajtur qytetarin peng të frikës e viktimë të linçimeve. Kush do ta kishte imagjinuar që 27 vjet pas luftës se dikush do të konsiderohej si pengesë, vetëm pse i ka hapur dyert Kosovës. Të konsiderohesh pengesë vetëm pse flamuri i Kosovës nisi të ngrihej lartë nëpër forume botërore, ku, dikur as nuk na ftonin. Pengesë nga ata që nuk e ngrehin këtë flamur as Brenda forumeve të tyre të brendshme e lëre më në forume ndërkombëtare. Të konsiderojnë si pengesë kur aleanca me ShBA-në, u bë më e fortë se kurrë”. – tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit