Baton Haxhiu, i ftuar në Pressing, ka dhënë parashikimet e tija lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit të së dielës.
Haxhiu, ka thënë se ka pakënaqësi të madhe, porse, votimi pëson pak ndryshim.
‘‘Ajo që ka sjell Vjosa Osmani dhe e ka bartë në VV, unë po ju them që nuk e merr as gjysmën e saj, me kthy mbrapshtë. E kthen një pjesë të konsiderueshme por larg shumë larg prej premtimeve të cilat unë po i dëgjoj. PDK del e dyta pa dilemë me ni dallim jo të madh por të mjaftueshëm të vota, kurse AAK del si parti e katërt. Qysh është e mundur që pakënaqësia është aq madhe, nuk e keni idenë sa ka pakënaqësi të njerëzit dhe votimi me pësu kaq pak ndryshim. Vjosa ka armiqësinë e votuesve e ka shumë të shprehur”, ka deklaruar ai mes tjerash.





