Këngëtarja Vjollca Haxhiu, e ftuar në emisionin “Prive Summer”, ka folur për aksidentin e këngëtarit Sinan Vllasaliu, duke treguar se ngjarja kishte shkaktuar shqetësim të madh te njerëzit e afërt.
Ajo ka thënë se pas lajmit për aksidentin, i kishte shprehur edhe Sinanit se sa shumë i kishte tronditur ngjarja, ndërsa ka falënderuar Zotin që gjithçka nuk kishte përfunduar më keq.
“I thash edhe Sinanit ‘na i ke dridh themelet’. Një ndjesi shumë e keqe, faleminderit Zotit që nuk ka ndodh më e madhe. Pasi shpëtoi Sinani dhe iku ky muhabet, e kajshim që s’ka shku në dasmën e Dua Lipës”, deklaroi artistja në Klan Kosova.






