Vjen reagimi i parë i Hykmete Bajramit pas kuvendit të LDK-së

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas procesit zgjedhor brenda partisë, ku ka bërë të ditur se ishte pjesë e delegatëve që kërkonin ndryshim në LDK.

Përmes një postimi, Bajrami ka shkruar se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se partisë i nevojitet ndryshimi, por sipas saj, 170 delegatë të tjerë kishin një qëndrim ndryshe.

Postimi i plotë:

“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe.

Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia.

Urime, LDK!”, ka shkruar Bajrami.

 

Të ngjashme

Të fundit