Senatori republikan, Lindsey Graham, i cili ishte shfaqur jashtëzakonisht kritik ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes në Shtëpi të Bardhë me presidentin Trump, ka qenë ndër të parët që ka reaguar pozitivisht për qëndrimin e fundit të kreut të shtetit ukrainas ku shprehet gatishmëri për arritjen e marrëveshjes dhe thuhet që ishte për të ardhur keq ajo që ndodhi në Shtëpi të Bardhë.

Graham ka bërë një “like” për qëndrimin e Zelenskyt dhe ka thënë se “Ditë të mira janë përpara”.

Pas përplasjes në Shtëpi të Bardhë, Graham kishte sugjeruar edhe largimin e Zelenskyt nga presidenca, në mënyrë që t’i hapej rrugë rivendosjes së kontakteve SHBA-Ukrainë.