7.6 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Vjen edhe një dorëheqje tjetër nga dega e VV-së në Drenas: Mungesë transparence brenda organizatës

- Advertisement -

Dorëheqjet nga dega e Vetëvendosjes në Drenas çdo ditë po rriten.

Vendim të tillë mori edhe një anëtare tjetër e kësaj partie.

Flota Bujupi ka njoftuar se vendimi i saj erdhi pas shqetësimit për mënyrën e udhëheqjes së Qendrës së Vetëvendosjes në këtë komunë nga kryetarja aktuale.

Ajo tha se tani e tutje do të jetë mbështetëse e kryetarit aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Postimi i plotë:

Deklaratë për Dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje – Dega Drenas

Unë, Flota Bujupi, me anë të kësaj deklarate, dëshiroj të informoj publikisht opinionin dhe anëtarësinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas për vendimin tim të parevokueshëm për të dhënë dorëheqje nga anëtarësia e kësaj organizate.

Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe shqetësimi të vazhdueshëm lidhur me mënyrën e udhëheqjes së Qendrës së Vetëvendosjes në Drenas nga kryetarja aktuale. Pavarësisht angazhimit tim të sinqertë dhe dëshirës për të kontribuar në arritjen e qëllimeve të përbashkëta, kam hasur në një mospërputhje të thellë vlerash dhe qëndrimesh me drejtimin e dhënë nga udhëheqja e tanishme.

Kjo qasje e drejtimit, e cila ka rezultuar në një klimë të pakënaqësisë dhe mungesë transparence brenda organizatës, ka ndikuar drejtpërdrejt në efektivitetin e punës sonë dhe në bashkëpunimin e brendshëm. Për këtë arsye, nuk e shoh të arsyeshme të vazhdoj të jem pjesë e një strukture që nuk përfaqëson më parimet për të cilat kam luftuar dhe jam angazhuar.

Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata anëtarë të devotshëm që kanë treguar përkushtim dhe integritet gjatë këtij rrugëtimi. Uroj që Lëvizja Vetëvendosje të gjejë rrugën drejt përmirësimit dhe përfaqësimit më të denjë të interesave të qytetarëve në Drenas dhe më gjerë.

Njëherit dua të theksoj se do jem mbështetëse e parezervë e kryetarit aktual të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci!

Ramiz Lladrovci është Vetëvendosja e vërtetë në Drenas!

Me respekt, Flota Bujupi

https://www.facebook.com/share/p/FkX18PPKPg8d1kxf/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit