Dy vetura janë raportuar të vjedhura brenda 24 orëve të fundit. Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë e tjetri në Pleshinë të Ferizajt,
“Më 16 nëntor 2023, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar në polici se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në rastin tjetër, nga persona të panjohur është thyer dhe demoluar shtëpia e viktimës në Pleshinë si dhe nga garazhi i është vjedhur vetura e tij.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore.