-6.8 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Vizitat nga ShBA dhe BE, Molliqaj: Jo vetëm asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për vizitat e realizuara nga zyrtarët e lartë të SHBA-së dhe BE-së në Kosovë dhe Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj tha se “jo vetëm asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun, na thonë vizitat nga ShBA e BE

Sipas Molliqajt, pala e Kosovës nuk ka më as si të mbrohet e të kundërshtojë një ide të tillë.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka acaruar raportet në vendet ku Kosova nuk është e konsoliduar dhe sipas tij, kjo e shtyu vendin në skajin më të dëmshëm.

Postimi i plotë:

Jo vetëm asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun, na thonë vizitat nga ShBA e BE. E pala e Kosovës nuk ka më as si të mbrohet e kundërshton.

Ajo ka zbritur jetën e serbëve, qytetarë të Kosovës në çështje sigurie. Kurti acaroi raportet në vendet ku dihej që shteti i Kosovës nuk është i konsoliduar, dhe kështu shtyu situatën në skajin e saj të dëmshëm.

Autonominë nuk e gjetën, atë e krijuan. Arsyet tjera janë veç arsyetime. Kjo duhet kundërshtuar njëzëri.

Nëse vërtet duam të flasim nën dritën e kompromisit në emër të zgjidhjes dhe marrëveshjes si mundësi, ajo ka një adresë të qëndrueshme dhe të sigurt: ripërcaktimin e kufirit, i cili ripërcakton edhe marrëdheniet mes dy vendeve. Tek pastaj mund të flasim në termat e paqes dhe barazisë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit