Disa dhjetëra vepra arti të këngëtarit amerikan të popit Michael Jackson do të ofrohen në një ankand që do të zhvillohet më 3 gusht në Los Angeles.
Shtëpia e ankandeve “King’s Auctions” njoftoi se vendndodhja e këtij eventi do të shpallet më vonë dhe se do të jetë “një vend primar në Beverly Hills”.
Sipas njoftimit, 78 vizatime nga mbreti i ndjerë i popit do të ofrohen në ankand dhe çdo vizatim nënshkruhet nga ai personalisht, “duke u dhënë fituesve të ankandit një pjesë të historisë së ikonës dhe muzikës pop”.
Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, ishte një i dashuruar i përjetshëm i arteve figurative dhe filloi të vizatonte në moshë të re.
Gjatë turneut, Jackson vizatonte shpesh dhe kjo u bë hobi i tij.
Ai u ndikua nga shumë zhanre artistike, nga klasike dhe arkitektonike tek pop-art e deri tek portretet formale. Ai gjithashtu kishte një dashuri të madhe për Londrën dhe zakonet britanike”, thuhet në njoftimin e “King’s Auctions”.
Ofertat në mungesë dhe të drejtpërdrejta në internet do të jenë të disponueshme përmes LiveAuctioneers dhe veprat do të ekspozohen në Beverly Hills dhe Las Vegas.