9.8 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

Vitia parasheh se strategjia sektoriale për shëndetësi do të ofroj kushte më të mira mjekësore

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se miratimi i Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë, është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

“Sot mbajtëm mbledhjen e Qeverisë ku një nga pikat ishte Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë. Miratimi i Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë. Ky sektor prek çdo ditë jetën e qytetarëve, është i domosdoshëm sepse na prek të gjithëve në arritjet tona për përmirësimin e strategjisë shëndetësore. Kjo Strategji është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë”, tha Vitia.

Vitia tha se kjo strategji ka dhe mbulueshmëri financiare.

“Pas miratimit të draftbuxhetit të ndarjeve buxhetore, kjo strategji ka edhe mbulueshmëri financiare. Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë, ka synim përmirësimin e kushteve të qytetarëve”, tha Vitia

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit