14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Vitia: Ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar që nga Kosova janë nisur ekipet e para mjekësore për të ofruar ndihmë për të gjithë të prekurit nga tërmeti në Turqi, raporton Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka thënë se ndjenë dhembje dhe trishtim nga kjo tragjedi.

“Dhembje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra jetë të humbura.

Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë.

Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi” ka shkruar Vitia në Facebook.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Turqia u godit nga një tërmet 7.8 ballësh, i cili shkaktoi mijëra viktima dhe të plagosur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë akoma të angazhuar, teksa Turqia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke kërkuar ndihmë nga shtetet e jashtme.

Ndërkohë, edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në shenjë pikëllimi dhe bashkëndjenje me këtë rast tragjik, ka shpallur ditën e nesërme, ditë zie në vend.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit