Viteve të fundit, mbi 250 mijë kosovarë emigruan në shtetet e BE-së

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në Rubikon në Klan Kosova, prezantoi shifra shokuese të njerëzve që kanë kërkuar leje qëndrim në shtetet e Bashkimit Evropian në vitet e fundit.

Ai tha se janë mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës që kanë kërkuar leje qëndrimi në shtetet e BE-së.

“Mbi 250 mijë qytetarë, viteve të fundit kanë kërkuar leje qëndrim për herë të parë në vendet e BE-së. Sot nuk po emigrojnë më veç ata që s’e kanë një vend pune”, ka thënë Hamza.

Hamza gjithashtu shprehu bindje që PDK në këto zgjedhje do të ketë rezultate të mira, ku sipas tij, partia e tij është shumë më mirë se në zgjedhjet e kaluara të dhjetorit.

Të ngjashme

Të fundit