“Dardanët” e fituan vetëm një ndeshje në kualifikime të Botërorit, qëndruan më mirë në miqësore
Ekipi kombëtar i Kosovës e kaloi një vit dëshpërues.
“Dardanët” bënë paraqitje të zbehta në ndeshjet me peshë.
Ata e regjistruan vetëm një fitore gjatë vitit 2021 në kualifikimet e Botërorit 2022.
Verdhekaltrit e mposhtën Gjeorgjinë në udhëtim në muajin shtator 1:0.
Ndërkohë, Vedat Muriqi me shokë barazuan dy herë me Greqinë me rezultat identik, 1:1.
Ndërkohë, ekipi që u udhëhoq deri në tetor nga Bernard Challandes, i pësoi pesë humbje në eliminatore.
Në muajin mars Kosova u mund nga Suedia 0:3 dhe nga Spanja 1:3.
Më pas, në shtator e mundi Gjeorgjinë si mysafire 1:0 dhe barazoi me Greqinë në shtëpi 1:1.
Kurse, pak ditë më pas u mposht nga Spanja, 0:2.
Në tetor, “Dardanët” i pësuan dy humbje, 0:3 nga Suedia në udhëtim dhe 1:2 nga Gjeorgjia në shtëpi.
E fazën eliminatore e mbyllën në nëntor me ndeshjen ndaj Greqisë, me të cilën barazuan 1:1 në Athinë.
Pra, në kualifikimet e Botërorit të Katarit ata i kishin 1 fitore, 2 barazime e 5 humbje.
Kosova e mbylli vitin me gjashtë ndeshje radhazi pa fitore.
Gjatë vitit, Vedat Muriqi me shokë i zhvilluan edhe disa ndeshje miqësore dhe pjesën dërrmuese të tyre i fituan.
Ata e mposhtën Lituaninë në mars 4:0 e më pas San Marinon 4:1 e Maltën 2:1 në muajin qershor.
Tutje, në të njëjtin muaj, humbën nga Guinea 1:2 dhe e mundën Gambimë, 1:0.
Miqësorja e fundit ishte ajo e muajit nëntor, të cilën e humbën nga Jordania, 0:2.
Pra, Kosova i fitoi katër miqësore gjatë vitit 2021 dhe i humbi dy.
Në total, gjatë vitit, Verdhekaltrit i zhvilluan 14 ndeshje, duke i fituar 5, duke barazuar në dy dhe duke i humbur 7 ndeshje. /GE/