28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vini JR ia bën “like” transferimit të mundshëm të Mbappes në Real Madrid

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme pati shumë raportime se Kylian Mbappe tashmë përfundimisht ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin dhe të kalojë tek Real Madridi si lojtar i lirë.

Ishin mediumi francez Le Parisien ata që së pari dhanë këtë ekskluzivitet, duke shtuar se francezi me shumë mundësi gjatë javës së ardhshme do ta bëjë edhe zyrtarisht të ditur vendimin e tij.

Menjëherë pas këtij lajmi pati reagime edhe nga mediat dhe gazetarët e ndryshëm, të cilët filluan të konfirmojnë lajmin e Le Parisien.

Njëri ndër ta ishte edhe gazetari i njohur francez Julien Laurens i cili përveç se tha që Mbappe do të transferohet në kryeqytetin spanjoll, ai tha gjithashtu se 25-vjeçari do të përfitojë gjysmën e pagës që ka aktualisht tek PSG-ja.

Por, ajo që mori më së shumti vëmendjen ishte një veprim që ka bërë ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, në llogarinë e tij personale në Instagram.

Braziliani ka pëlqyer një postim në të cilin thuhej se ‘Kylian Mbappe do t’i bashkohet Vinicius Jr tek Real Madridi’, duke hedhur edhe më shumë dyshime se këto lajme mund të jenë të vërteta.

Real Madridi tash e sa vite është duke bërë përpjekje në çdo afat kalimtar për të transferuar Mbappen, mirëpo të gjitha tentimet e tyre deri më tani ishin të dështuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit